Almir Terzic
31 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë nga 16 tetori deri sot në mëngjes në këtë shtet gjithsej kanë hyrë 111 mijë e 354 refugjatë. Ndërsa autoriteteve austriake nga 20 tetori deri sot në mëngjes u janë dorëzuar 92 mijë e 666 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri më i madh i migrantëve në Slloveni kanë hyrë më 21 tetor, gjegjësisht 12 mijë e616 refugjatë, ndërsa më së paku gjatë ditës së djeshme më 30 tetor, ku gjithsej kanë hyrë 1.071 persona. Kjo tregon se intensiteti i krizës së refugjatëve në masë të konsiderueshme ka rënë zvogëluar, duke e marrë parasysh faktin se gjatë ditëve të kaluara në Slloveni për çdo ditë kanë hyrë prej 7 mijë deri më 10 mijë migrantë.
Njëkohësisht, numri më i madh i migrantëve nga Sllovenia ka kaluar në Austri më 22 tetor, edhe atë 10 mijë e 367 kurse më 26 tetor 10 mijë e 42 migrantë. Ky numër shënoi rënie gjatë ditës së djeshme, më 30 tetor kur autoriteteve austriake të sigurisë iu dorëzuan gjithsej 426 migrantë.
Në qendrat e pranimit, përgjatë kufirit gjenden 5 mijë e 296 persona dhe 1 mijë e 79 në brendi të Sllovenisë.
Numri më i madh i migrantëve ndodhet në qendrën e pranimit në Shentil 3 mijë e 637, Radgon të Sipërm 1 mijë e 31 dhe në Lendav 628 migrantë.