Esra Kaymak
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby deklaroi se janë "gjithnjë e më të qarta shenjat" se marrëveshja për ndërprerjen e armiqësive nuk po respektohet në Halep dhe rrethinën e saj dhe se "gjërat në Siri nuk po shkojnë në drejtim të duhur", raporton Anadolu Agency (AA).
Duke theksuar se forcat besnike të regjimit sirian janë ato që më së shumti shkelin armëpushimin, Kirby ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të shohin që të gjitha palët në Siri t'i përmbahen ndërprerjes së luftimeve.
Për ndërprerjen e luftimeve në Siri në muajin shkurt u dakorduan delegacionet e SHBA-ve dhe Rusisë, të cilat kryesojnë Grupin ndërkombëtar për mbështeje të Sirisë (ISSG).
Marrëveshja ishte paraparë t'i jepte fund armiqësive mes forcave qeveritare dhe opozitare, duke mos përfshirë organizatës terroriste DAESH dhe al-Nusra. Megjithatë, përleshjet kanë vazhduar, veçanërisht në Halep dhe rrethinën e saj, ku veprojnë pothuajse të gjitha palët ndërluftuese.