Alma Çekovic
29 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
ATHINË (AA) – Vendet e Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje për problemin e krizës së refugjatëve dhe të evitojnë fajësimin e njëri-tjetrin, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, transmeton Anadolu Agency (AA).
Javët e fundit anëtaret e BE-së kanë filluar të kenë mosmarrëveshje për mënyrat e përballimit të qindra mijëra refugjatëve të cilët ikin nga lufta në Lindjen e Mesme dhe pjesët tjera të botës. “Doemos duhet të luftojmë për Evropën. Doemos duhet të pushojmë me fajësimin e njëri-tjetrit. Përkundrazi, doemos duhet t’i bashkojmë forcat dhe bashkëpunojmë në zgjidhjen evropiane të krizës së refugjatëve. Kjo është e vetmja mënyrë për Evropën që të dalë nga kjo krizë me e fuqishme”, deklaroi Steinmeier në intervistë për gazetën greke "Ta Nea".
Greqia, ishujt e së cilës janë pika e parë evropiane në të cilat mbërrijnë refugjatët, është e mbushur me refugjatë dhe migrantë pas kontrollit më të ashpër në kufijtë përgjatë “Rrugës Ballkanike”.
Austria javën e kaluar organizoi samit të vendeve ballkanike me temën për krizën e refugjatëve, por nuk e fitoi Greqinë, e cila për këtë shkak thirri ambasadorin e saj nga Vjena në konsultime. Steinmeier theksoi se hapat unilaterale të vendeve të BE-së nuk mund të kontribuojnë në zgjidhjen e qëndrueshme të problemit dhe shtoi se nevojitet kurs i përbashkët. “Asnjëra palë nuk ka dobi që një vend anëtar brenda BE-së akuzon një tjetër. Në këtë mënyrë ne nuk përparojmë as një hap drejt zgjidhjes së krizës së refugjatëve. Përçarja që tani formohet doemos përmes një mundi të madh të mbyllet”, theksoi shefi i diplomacisë gjermane.