Evren Aydemir
10 Nëntor 2016•Përditësim: 11 Nëntor 2016
BERLIN (AA) - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, duke kundërshtuar propozimin e BE-së për të pezulluar negociatat për anëtarësimin e Turqisë, ka deklaruar se "Kemi nevojë që Turqia të qëndrojë e lidhur me Evropën", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Steinmeier, në një seancë të mbajtur në Parlamentin Federal Gjerman në lidhje me zhvillimet e fundit dhe politikat e qeverisë në Turqi i është përgjigjur kritikave të opozitës.
Duke theksuar se nuk duhet të harrohet se Turqia ndodhet nën kërcënimin e terrorizmit, Steinmeier, ka shtuar se zhvillimet e përjetuara kohët e fundit edhe vetë ato i kanë çuar drejt një shqetësimi. Steinmeier ka pohuar ndër të tjera se dëshirojnë që Turqia të hyjë në një rrugë që drejtohet në Evropë.
Ndër të tjera duke njoftuar se ditën e martë do të vizitojë Ankaranë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Turqi, kryediplomati gjerman është shprehur se "Ne dëshirojmë që Turqia të qëndrojë e lidhur me Evropën. Kur vërej konfliktet dhe krizat përreth Turqisë si ministër i jashtëm më duhet të shpreh edhe këtë. Kemi nevojë që Turqia të qëndrojë e lidhur me Evropën."
Pasi ka vënë në dukje se lidhjet e ngushta me Evropën i sigurojnë përfitime të mëdha Turqisë, Steinmeier, tha se "Kjo është edhe në interes të Turqisë, por vendimi është i lidhur vetëm me qeverinë turke."
Më tej Steinmeier duke kritikuar propozimet se duhet të pezullohen negociatat për anëtarësimin e Turqisë të bëra nga disa deputetë, ai ka vlerësuar se "Nëse mbyllim dyert dhe hedhim çelësat do të zhgënjejmë shumë njerëz që shikojnë nga Evropa dhe shpresojnë të marrin mbështetje nga këtu duke kërkuar ndihmë në Turqi. Për këtë arsye, për mendimin tim kjo nuk do të jetë rruga më e mençur."
Steinmeier tha se pavarësisht se ka kritika, do të vazhdohet dialogu politik me qeverinë turke dhe se çështjet e vështira do të diskutohen në këtë kuadër.
Tentativa për grushti shteti më 15 korrik
Në fjalimin e tij duke folur edhe për tentativën për grusht shteti më 15 korrik nga FETÖ, Steinmeier, është shprehur: "Kjo ishte një sulm drejt zemrës së demokracisë turke. Për fat të mirë kjo tentativë dështoi në një kohë të shkurtër. Ndihemi keq për viktimat. Ne i admirojmë njerëzit të cilët treguan një guxim të madh për të mbrojtur kushtetutën dhe institucionet demokratike atë natë."
Ndërsa duke tërhequr vëmendjen për sulmet e organizatës terroriste dhe kërcënimin e terrorizmit me të cilin përballet Turqia, Steinmeier, ka theksuar se "Qëndrimi ynë në lidhje me këtë çështje është shumë u hapur. Ne e dënojmë tentativën e grushtit. Përjetimet duhet të hetohen në aspektet politike dhe ligjore. Nuk ka dyshime në këtë çështje. Ne dënojmë çdo lloj të terrorizmit duke përfshirë edhe PKK-në dhe luftojmë kundër kësaj me të gjitha mjetet e mundshme të shtetit ligjor. Ky është qëndrimi ynë dhe do të mbetet e tillë."