BAGHDAD (AA) - Të pakten 41 persona janë vrarë dhe 115 janë plagosur të martën në sulme të ndara me bomba dhe përleshjet në kryeqytetin irakian Baghdad, sipas forcave të sigurisë.
Nga dy sulmet me bomba në lagjen Kerrada në Baghdad janë vrarë 10 dhe janë plagosur 50 të tjerë.
Gjithashtu tre persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur nga sulme me auto-bomba në lagjen Al-za'franya në Baghdad.
Ndërkohe, të pakten 28 persona janë vrarë dhe më shumë se 57 janë plagosur në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) në disa qytete të Irakut.