Sinan Uslu
22 Shtator 2016•Përditësim: 22 Shtator 2016
ANKARA (AA) – Në takimin mes Kryeministrit të Turqisë, Binali Yıldırım dhe kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, u diskutua rreth procesit hetimor ndaj Organizatës Terroriste FETO. Gjatë takimit, Yıldırım theksoi se në këtë drejtim po zhvillohen punime të hollësishme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burimet e kryeministrisë, në takimin mes Yıldırım dhe Kılıçdaroğlu është diskutuar çështja e hetimeve ndaj FETO-s.
Gjatë takimit, Kryeministri Yıldırım është shprehur se në këtë drejtim po zhvillohen punime të hollësishme dhe se për këtë qëllim nën patronazhin e prefekturave të çdo qyteti janë formuar këshilla për vlerësimin e ankesave.
Gjithashtu, në takim janë vlerësuar edhe punimet për ndryshimet e vogla kushtetuese. Palët kanë qenë të një mendimi se këto punime duhet sa më parë të rezultojnë me një marrëveshje.
Kryeministri Yıldırım, krahas temave në lidhje me luftën kundër terrorizmit, po ashtu e ka informuar Kılıçdaroğlu në lidhje me Operacionin "Mburoja e Eufratit" që po zhvillohet në Siri.