Kubilay Çelik
16 Korrik 2016•Përditësim: 16 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit të Madh të Turqisë ka filluar një mbledhje të jashtëzakonshme nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Ismail Kahraman, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e jashtëzakonshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Madh të Turqisë kanë mbërritur edhe kryetari i AK Partisë dhe kryeministri Binali Yildirim kryetari i CHP Partisë Kemal Kiliçdaroglu dhe kryetari i MHP Partisë, Devlet Bahçeli.