Hasan Esen
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
BRUKSEL (AA) - Në një deklaratë Bashkimi Europian ka shprehur përgëzimet për kryetarin e ri të Përgjithshëm të AK Partisë, Binali Yıldırım, i cili mori detyrën për formimin e qeverisë, ku theksohet se presin unojmë kundër vështirësive të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.
"Përgëzojmë Yıldırım për kandidaturën e cila ka ardhur në një kohë të rëndësishme jo vetëm për Turqinë, por edhe për marrëdhëniet BE-Turqi. Presim me padurim të punojmë kundër vështirësive të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare dhe të vazhdojmë me të gjitha drejtimet për të realizuar partneritetin tonë të rënë dakord në Samitin e parë BE-Turqi në nëntorin e kaluar dhe marrëveshjen e dakorduar më 18 mars mes BE-së dhe Turqisë", thuhet në deklaratën e dy zyrtarëve të lartë të BE-së.