Zülfiya Yakup
25 Gusht 2018•Përditësim: 26 Gusht 2018
PRISHTINË (AA) – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, më shtatë shtator në Bruksel do të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vuçiç, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të Shërbimit për Marrëdhënie të Jashtme i BE-së (EEAS) bëhet e ditur se takimi do të realizohet në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mogherini, e cila lehtëson dialogun, do të vazhdojë bisedimet me dy presidentët, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, me qëllim të arritjes së një përparimi konkret në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe perspektivës evropiane të rajonit, thuhet në kumtesën e BE-së.