Zülfiya Yakup
24 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
PRISHTINË (AA) - Me rastin e festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka drekuar sot me ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast në deklaratë për media, Thaçi tha se pas seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, edhe njëherë në përgjithësi u verifikua mbështetja për Ushtrinë e Kosovës nga miqtë ndërkombëtarë. Ai tha se tani, pas formimit të ushtrisë, ka edhe unitet në mbështetje të zhvillimit të saj në realizimin e misionit të saj.
“Unë si president i Kosovës dhe si komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës vendosa t’i propozojë Qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, me qëllim që ata të kenë jetë të dinjitetshme dhe punë të dinjitetshme. Shpresoj se Qeveria do të përgjigjet pozitivisht”, tha Thaçi.
Ai theksoi se Ushtria e Kosovës si forcë multietnike do të kontribuojë për paqe në vend dhe kudo në botë ku kërkohet nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Në të njëjtën kohë, shpresoj që në një të ardhme jo shumë të largët, ushtari i Kosovës dhe ushtari i Serbisë do të shërbejnë së bashku në misionet paqësore ndërkombëtare”, tha Thaçi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 14 dhjetor votuan tre ligje që kanë të bëjnë me ndryshimin e mandatit të FSK-së, me çka Kosova edhe zyrtarisht hyri në procesin e fitimit të ushtrisë.