Barry Eitel
16 Janar 2016•Përditësim: 16 Janar 2016
ÇIKAGO (AA) - Astronautët e parë zyrtarë të Britanisë së Madhe, të premten përfunduan shëtitjen inauguruese në hapësirë jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (SNH), raporton Anadolu Agency (AA).
Por, qëndrimi i përkohshëm u ndërpre pasi uji filloi të rrjedhë në helmetën e astronautit tjetër.
Tim Peake, 43, filloi shëtijen e rëndësishme në hapësirë mëngjesin e së premtes për të rregulluar pajisjen e thyera elektronike në pjesën e jashtme të SNH i njohur si rregullatorë i tensionit. Ai ishte i shoqëruar nga astronauti amerikan Timothy Kopra.
Shëtitja në hapësirë ishte planifikuar të zgjasë gjashtë orë e gjysëm, por u ndërpre pas më pak se pesë orësh, pasi uji filloi të akumulohet brenda helmetës së astronautit amerikan.
Kjo nuk paraqiste shqetësim kërcënues për jetën, por NASA kishte vendosur të përfundojë më herët shëtitjen, në mënyrë që të përkujdeset për sigurinë e Kopras.