Dejan Maksimoviç
25 dhjetor 2015•Përditësim: 25 dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Për herë të parë pas 38 vitesh në qiellin mbi Britaninë e Madhe në ditën e Krishtlindjeve në orët e mbrëmshme do të paraqitet hëna e plotë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo do të jetë edhe hëna e fundit e plotë këtë vit, dhe e para që është paraqitur në Krishtlindjet pas vitit 1977.
Duke pasur parasysh se herën tjetër hënë e plotë për Krishtlindjet do të jetë në vitin 2034, britanikët pavarësisht motit të ftohtë planifikojnë të dalin jashtë për të parë këtë fenomen të rrallë, theksojnë mediat e ishullit.
Natyrisht, nëse kushtet e motit t'ju mundësojnë atë, sepse meteorologët për sonte parashikuan mot të vranët në pjesën e madhe të vendit, kështu që shanset për të parë hënën e plotë, për shumicën e njerëzve janë shumë të vogla.
Sipas NASA-s hëna e plotë maksimumin e dritës dhe dukshmërisë do ta ketë në orën 23:11 më 25 dhjetor, por do të shkëlqejë në mënyrë natyrale edhe gjatë tërë ditës.