Felix Nkambeh Tih
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
CONAKRY (AA) – Autoritetet në Guinea njoftuan dy vdekje të reja nga virusi Ebola dhe 816 raste tjera të dyshuara në pjesën jugore të vendit, ku virusi u rishfaq javën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Fode Sylla Tass, oficer i komunikimit të qendrës koordinues kombëtar të Guinea-s për luftën kundër Ebola-s, njoftoi të hënën se kanë regjistruar katër vdekje pas rishfaqjes të virusit javën e kaluar.
"Një vajzë vdiq në N'Zerekore, ndërsa nëna e saj, e cila ishte infektuar me virusin Ebola aktualisht ndodhet për trajtim në qendrën mjekësore. Viktima e dytë është regjistruar në Macente, 150 kilometra nga N'zerekorea" tha Sylla.