Fatih Erel
07 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
GJENEVË (AA) - Virusi Ebola ka përfunduar në Sierra Leone. Sipas deklaratës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Sierra Leone e ka tejkaluar periudhën maksimale duke e dyfishuar, me 42 ditë pa asnjë rast të Ebolas, raporton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht përfundimit të virusit, u njoftua se vendi do të jetë nën mbikqyrje gjatë 90 ditëve deri më 5 shkurt të vitit 2016. Në këtë mënyrë planifikohet që të reagohet sa më shpejtë në rast të identifikimit të rastit të ri.
Në Sierra Leone nga virusi i Ebolas nga 8 mijë e 704 raste, jetën e kanë humbur 3 mijë e 589 persona.