Fuat Kabakçı
14 Tetor 2015•Përditësim: 15 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Një firmë kineze bioteknologjike, njoftoi se do të fillojë prodhimin në seri të vaksinës e cila do të përdoret për trajtim kundër virusit Ebola, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, planifikohet që të fillojë prodhimi në seri i vaksinës së zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit kinez.
Firma Cansino, e cila gjendet në port qytetin Tiencin në veri të shtetit qendror, deklaroi që ka filluar të ndërtojë një bazë industriale për prodhimin.
U theksua se planifikohet që projekti të kushtojë 317 milionë dollarë dhe të përfundohet në shtator të vitit 2018. Nga ana tjetër, u tha se në këtë qendër do të prodhohen edhe vaksinat kundër pneumonisë, meningjitit dhe tuberkulozës.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.