Ekip
22 Shkurt 2016•Përditësim: 23 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Shkencëtarët brazilianë kanë zbuluar strukturën e ADN-së të virusit Zika i cili transmetohet nëpërmjet mushkonjës Aedes, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas CNN, ky është hap i rëndësishëm në gjetjen e një vaksine dhe luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm.
Shkencëtarët në Universitetin e Rio de Janeiros analizuan mostrat e virusit që gjendet në trurin e fetusit me mikrocefalen dhe lëngun e frutit tek shtatzënat.
Profesori Renato Santana tha se ky zbulim do të ndihmojë për të kuptuar pse virusi sulmon qelizat e trurit të foshnjës dhe jo tek të rriturit.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit vlerëson se shumica e femrave që kanë lindur fëmijë me mikrocefale, janë të infektuar me virusin Zika.
Virusi Zika, për të cilin nuk është zbuluar kura, për herë të parë është regjistruar në vitin 1940 në Ugandë, nga ku u përhap në të gjithë Afrikën. Virusi më vonë u shfaq në Paqësor e Jugut dhe Azi, ndërsa kohët e fundit në Amerikën Latine.
Virusi i rrezikshëm Zika transmetohet nëpërmjet mushkonjës Aedes, e cila është gjithashtu edhe transferuese e verdhëzës, etheve tropikale dhe virusit chikungunya.
Simptomat zakonisht përfshijnë ethe, skuqje, dhimbje në nyjet e dorës, skuqje të syve dhe dhimbje të muskujve, kokëdhembje dhe të vjella. Përveç përmes kafshimit të mushkonjës, virusi Zika transmetohet dhe përhapet me anë të transfuzionit të gjakut, por edhe nga kontakti seksual.
Është konstatuar se virusi Zika shkakton mikrocefalia, çrregullim neurologjik i cili mund të çojë në zhvillimin jo të plotë të trurit tek foshnjat.