Hatice Şenses Kurukız
12 Mars 2016•Përditësim: 13 Mars 2016
STAMBOLL (AA) - Eksperti i psikiatrisë në Universitetin Uskudar të Stambollit, prof. Nevzat Tarhan tha se mjekët duhet të jenë të buzëqeshur, raporton Anadolu Agency (AA).
Tarhan konsideron se në fakultetet e mjeksisë studentët duhet të mësojnë komunikimin me pacientët.
Ai shtoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në krahasim me vitet e kaluara dhe se pritjet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore janë shumë më të mëdha.
"Dikur mjaftonte që mjeku të shkruante një recetë, kurse sot pritjet e pacientëve dhe të afërmve të tyre janë shumë më të mëdha. Mjekët duhet të jenë të përgatitur për këtë. Është e rëndësishme që mjekët të përpiqen që pacientët e tyre të jenë të kënaqur dhe të ndihen mirë. Është shumë e rëndësishme të dimë mendimin e pacientit, gjuhën e trupit, të kuptojmë paragjykimet që kanë, dhe se si ta eliminojmë frikën e pacientëve", ka thënë Tarhan, duke shtuar se njerëzit janë veçanërisht të ndjeshëm kur janë të sëmurë dhe punonjësit shëndetësorë duhet të qasen me kujdes ndaj tyre.