Hakan Ceyhan Aydoğan
28 Janar 2016•Përditësim: 29 Janar 2016
MOSKË (AA) - Ministrja ruse e Shëndetësisë, Veronika Skvortsova, ka deklaruar se numri i vdekjeve nga epidemitë e gripit në vend ka arritur në 107, raporton Anadolu Agency (AA).
Skvortsova në një deklaratë për gazetarët në Moskë tha se: "Që nga dita e djeshme për shkak të gripit kanë humbur jetën 107 persona. Nga këto 4 gra shtatzëna dhe 8 fëmijë. Këto persona nuk kishin kryer vaksinën e gripit dhe kishin mbetur vonë për të vajtur tek mjeku".
Ministrja ruse ka theksuar se shumica e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur për shkak të gripit të derrit dhe u shpreh se presin që gripi i derrit të kalojë gradualisht drejt fundit të muajit shkurt.
Në Rusi për shkak të rritjeve të epidemisë së gripit dhe infeksioneve të aparateve frymëmarrëse më parë ishte njoftuar ndërprerja e mësimit në mbi 300 shkolla në Moskë dhe St.Petersburg.
Ndërsa vërehet se qytetarët që jetojnë në Moskë për tu mbrojtur nga epidemia e gripit vendosin maska në ambientet e populluara dhe në mjetet e transportit publik.