Daniel Gallego
29 Shtator 2015•Përditësim: 29 Shtator 2015
BAGDAT (AA) – Bëhet e ditur se në vende të ndryshme të Irakut 14 persona u diagnostikuan me kolerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetit Publik, Hasan Hadi në deklaratën e tij me shkrim njoftoi se 5 persona nga Bagdadi, 6 nga Qerbela dhe 3 nga Vasit, gjithsej 14 persona të cilët janë diagnostikuar me kolerë, janë në trajtim mjekësor.
Në deklaratë është theksuar se prej 1 shtatorit, janë identifikuar 410 raste të kolerës.
Në anën tjetër deputeti Falih es-Sari në konferencën e shtypit që mbajti në parlament argumentoi se në qytetin El-Musenna kanë humbur jetën nëna dhe i biri nga kolera, poashtu argumentoi se në qytet gjenden më shumë se 17 raste të kolerës.
Sari pohoi se vdekjet e ndodhura në këtë qytet janë duke u shënuar si "krizë zemre" nga ana e departamentit të shëndetësisë.
Prefekti i qytetit të Bagdadit, Ali Muhsin et-Temimi në deklaratën që dha javën e kaluar të hënën informoi se rastet e kolerës janë rritur në 159. Temimi kishte theksuar se në Bagdad dhe 5 qytete të jugut ka epidemi kolere dhe se 8 persona kanë humbur jetën si pasojë të kolerës.