Saadet Firdevs Aparı
12 Mars 2023•Përditësim: 13 Mars 2023
Katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës kanë zbritur me sukses në Gjirin e Meksikës, në det të hapur pranë Floridës, transmeton Anadolu.
Dy astronautë amerikanë, një astronaut japonez dhe një kozmonaute ruse janë kthyer në Tokë pas një misioni gjashtëmujor në hapësirë.
Udhëtimi i tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në Tokë zgjati rreth 19 orë dhe ata u kthyen në Tokë me anijen kozmike SpaceX Dragon.
Nicole Mann nga NASA, e cila mori pjesë në mision, tha se është e lumtur që po kthehet në shtëpi.
Përveç Mann, ekuipazhi përfshinte astronautin japonez Koichi Wakata, kozmonauten ruse Anna Kikina dhe astronautin e NASA-s Josh Cassada.
Ekipi që u kthye në Tokë filloi misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në tetor 2022.