Mehmet Kadir Kılınç
16 Shkurt 2022•Përditësim: 16 Shkurt 2022
Kirurgjia është zgjedhja e parë për trajtimin e valvulës aortike të lidhur me zemrën te pacientët nën moshën 75-vjeç, sipas një mjeku turk, raporton Anadolu Agency (AA).
"Studimet tregojnë se zëvendësimi ose riparimi kirurgjik i valvulës është më i favorshëm për sa i përket rezultateve afatgjata", tha kirurgu kardiovaskular dr. Mustafa Guden, në Spitalin Universitar Medipol Mega në Stamboll.
Guden tha se ka metoda të ndryshme operacioni. Metoda e parë është prerja standarde e gjithë kockës së gjoksit, ku bëhet prerje prej 15-17 centimetra.
Metoda tjetër është hapja e një të tretës së kockës së gjoksit, e cila quhet minimalisht invazive, me një prerje të vogël, shtoi ai.
Zëvendësimi ose riparimi i valvulës së aortës mund të kryhet gjithashtu me një prerje 5 deri në 6 centimetra në pjesën e djathtë të kraharorit, tha ai.
"Zgjedhja jonë e parë është operacioni sidomos për pacientët nën 75-vjeç. Por, nëse ka pengesë në përgatitjen për anestezi apo operacion, ne aplikojmë metoda të tjera”, tha ai.
Ai tha se opsioni i dytë është ai jokirurgjikal, në të cilin vendoset valvula me metodën e kateterit. Kjo metodë preferohet te grupi me rrezikshmëri të lartë, veçanërisht ata të moshuarit, tha ai.
Duke nënvizuar se çdo sëmundje e valvulës së aortës nuk kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale, ai tha se ndonjëherë pacientët i ndjekin për një kohë të gjatë.
Kur shtohet stenoza apo pamjaftueshmëria, vendoset për ndërhyrje kirurgjikale apo ndonjë ndërhyrje tjetër, tha ai, duke shtuar se ekokardiografia është metoda më e rëndësishme diagnostike.
Nëse nuk ka kalcifikim të rëndë në valvul, është përparësi e madhe që pacientët të riparohen si zgjedhje e parë ndërsa zgjedhja e dytë është ndërrimi i valvulës sipas moshës së pacientit, shtoi ai.