Gamze Türkoğlu Oğuz
05 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
ANKARA (AA) – Shkenctarët britanikë kanë zbuluar se vitamina D mund të ndihmojë personat me sëmundje të zemrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron BBC-ja, hulumtimi i zbatuar në mbi 163 persona të cilat kanë probleme me sëmundje të zemrës, është prezantuar në kolexhin amerikan për kardiologji (American College of Cardiology).
Një grup hulumtuesish ka përdorur suplemente të vitaminës D që rrit aftësinë e zemrës që të pompojë gjak në tërë trupin.
Hulumtuesit ishin të ndarë në dy grupe. Ashtu që një grup gjatë vitit për çdo ditë ka konsumuar tableta të vitaminës D prej 100 mikrogramëve, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo (preparat mjekësor).