Amina Zorniç
06 Mars 2016•Përditësim: 07 Mars 2016
NEW YORK (AA) - Hulumtimi i kardiologëve në Universitetin e Cyrihut ka nxjerrë prova të reja se zemra mund të dëmtohet seriozisht edhe nga momentet e të gëzimit të tepruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa studime të mëparshme kanë zbuluar se "emocionet ekstreme" si frika, brenga dhe zemërimi mund të shkaktojë dhimbje në gjoks, pengesë në frymëmarrje, sulm në zemër, bllokim të zemrës dhe vdekje, e cila mori emrin, sindromi "zemra e thyer".
Gjithashtu, një zemër e tillë, sipas studimit të ri, mund të dëmtohet edhe nga lajmet apo ngjarjet jashtëzakonisht të lumtura.