Mahmut Atanur
14 Tetor 2015•Përditësim: 15 Tetor 2015
PEKIN (AA) - Qeveria e Pekinit deklaroi se nuk planifikojnë të dërgojnë ushtarë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Cunying, në konferencën për mediat, ndaj pyetjes se: "Kina a ka dërguar apo a do të dërgojë ushtarë në Siri?" u përgjigj "Me aq sa di unë Kina nuk ka një plan të tillë."
Hua ka vërejtur se aeroplanmbajtësi "Liaoning" është në fazën e "testimit teknik dhe stërvitjes ushtarake". Për pyetjen në lidhje me këtë aeroplanmbajtës se a ka detyrë që ta mbështetë Rusinë në Detin Mesdhe, zëdhënësi tha se: "Nuk kemi dëgjuar se ka një mision të tillë."