Büşra Selvi Öğütcen
02 maj 2016•Përditësim: 03 maj 2016
ANKARA (AA) – Njoftohet se virusi Zika mund të jetë më i rrezikshëm. Sipas lajmit në BBC, shkencëtarët brazilianë njoftuan se virusi Zika mund të hapë rrugën për sëmundje më të rrezikshme neurologjike dhe një e pesta e grave shtatzëna të prekura nga virusi mund të ndikojnë te foshnjat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndërkohë, është ngadalësuar intensiteti i përhapjes së virusit në saj të disa masave parandaluese në disa zona të Brazilit.
Ndërsa mendohej se një përqind e fëmijëve që lindin nga gra të infektuara nga virusi Zika preken nga mikrocefalia, shkencëtarët thonë se tek 20 përqind e fëmijëve të nënave me virusin Zika zhvillohen sëmundje të ndryshme cerebrale përderisa gjenden në mitër.
Sipas hartës globale të virusit Zika të publikuar dy javë më parë në një revistë në Britani të Madhe, mbi 2 miliardë njerëz jetojnë në zona të rrezikuara nga virusi Zika.
Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) kishte arritur në përfundimin se virusi Zika është shkak i paraqitjes së shumë anomalive në lindje te foshnjet.
CDC pati deklaruar se virusi Zika bëhet shkaktar i shumë anomalive te të posalindurit, siç janë mikrocefalia dhe dëmtimi në prodhimin e kalciumit gjatë zhvillimit të trurit.