Fatjon Cuka
26 maj 2022•Përditësim: 26 maj 2022
Ekipi i Romës ka fituar trofeun e Ligës së Konferencës, duke mposhtur ekipin holandez Feyenoord, në kompeticionin më të ri të UEFA-s, raporton Anadolu Agency(AA).
Finalja Roma-Feyenoord e UEFA Ligës së Konferencës e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të ekipit italian me golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë.
Goli i vetëm i ndeshjes që vulosi edhe fitoren e Romës u shënua nga Zaniolo në minutën e 32-të.
Përveç mijëra tifozëve të të dy ekipeve në stadium ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, zyrtarë të tjerë italianë dhe holandezë, drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shumë personalitete të tjera.
Finalja e shndërroi Tiranën në ditët e fundit në kryeqendrën e futbollit evropian, duke pritur edhe dhjetëra mijëra tifozë.