Elvir Hociç
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
MILANO (AA) - Trajneri serb i futbollit, Sinisha Mihajloviç u shkarkua nga menaxheri i gjigantit italian dhe kampionit të shtatëfishtë të Evropës AC Milan, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat italiane kanë raportuar se Milani ka shkarkuar Mihajloviçin për shkak të formës dhe rezultateve të këqija në javët e fundit, ku ekipi milanez kishte fituar vetëm dy pikë në pesë ndeshje të kampionatit. Duket se kupa u derdh pas humbjes të së shtunës nga Juventusi në San Siro.
Mihajloviç në stolin e Milanit kaloi nëntë muaj dhe arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë, ku ekipi "kuq e zi" do të luaj kundër Juventusit në maj.