Erkan Tiryaki
17 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
STAMBOLL (AA) - Fenerbahçe ka firmosur një kontratë një vjeçare me teknikun holandez, Dick Advocaat, raporton Anadolu Agency (AA).
Të pranishëm në momentin e firmosjes në stadiumin Ülker ishte sekretari i klubit të Fenerbahçes, Mahmut Uslu, ndihmës presidentët Ilhan Ekşioğlu, Şekip Mosturoğlu, Ahmet Önder Fırat dhe Ozan Balaban. Të pranishëm gjithashtu kanë qenë edhe familja e Advocaat si dhe ndihmësi i tij Cor Pot.
Duke theksuar se është shumë i lumtur që ndodhet tek Fenerbahçe, Advocaat në fjalën e tij në konferencën për shtyp është shprehur: "Dola njëherë në stërvitje. Përderisa Fenerbahçe ka dalë e para ose e dyta në ligë do të thotë që ka një skuadër të fortë. Ne duhet të bëhemi akoma më mirë dhe duhet të kemi ndryshim nga Galatasaray dhe Beşiktaş-i. Kemi një shans shumë të madh të jemi përpara tyre. Sistemi që unë dëshiroj në lojë është 4 - 3 - 3. Kjo gjë normalisht është e lidhur edhe me futbollistët pasi shumicën e tyre e njoh. Nëse do ta shikojmë të nevojshme më vonë mund të kthehem edhe në sistemin 4 - 4 - 2. Kjo do të jetë në bazë të performancës së futbollistëve."