Bakir Tiro
18 Gusht 2016•Përditësim: 19 Gusht 2016
LONDËR (AA) – Kampioni aktual i Premier ligës angleze, Leicester City ka vazhduar marrëveshjen me algjerianin Riyad Mahrez deri në qershor të vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Mahrez vitin e kaluar arriti të shënojë 17 gola dhe kishte 11 asiste, ndërsa me Leicester City ka fituar titullin historik të kampionit. Ai u shpall edhe futbollisti më i mirë i Ligës.
Para Mahrez-it, marrëveshjen me ekipin e trajnerit Claudio Ranieri këtë verë e zgjatën Wes Morgan, Jamie Vardy, Kasper Schmeichel dhe Andy King.