Dejan Maksimoviç
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
DOHA (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës në futboll për vitin 2022, Hassan Al-Thawadi tha se Katari është kritikuar padrejtësisht. Ai tha se pret që pavarësisht presioneve të ndryshme, Katarit nuk do ti merret e drejta e organizimit të Kupës së Botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Thawadi vuri në dukje se nuk ka kurrfarë dëshmi për dyshime të mashtrimit në marrjen e organizimit të Kupës së Botës nga ana e Katarit, duke shtuar se vendi i tij do të bashkëpunojë me hetuesit nga Zvicra dhe SHBA-të, nëse pranojnë ndonjë kërkesë.
Kreu i komisionit operativ, i cili mbikëqyr përgatitjet për Kupën e Botës 2022, komentoi mbi kritikat lidhur me të drejtat e punëtorëve të cilët vijnë nga jashtë. Më parë këtë vit në mediat amerikane theksohej se 1.200 persona kanë vdekur në vendet e punës gjatë ndërtimit të objekteve për Kupën e Botës.