Dejan Maksimoviç
25 Korrik 2017•Përditësim: 26 Korrik 2017
MYNIH (AA) - Trajneri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelotti konfirmoi se futbollisti i ri portugez Renato Sanchez këtë verë mund të braktisë klubin bavarez, vetëm një vit pasi arriti nga Benfica, transmeton Anadolu Agency (AA).
Portugezin e talentuar, i cili mahniti opinionin futbollistik në Kampionatin Evropian 2016 në Francë, e dëshiron Jose Mourinho, i cili drejton Manchester United.
Në Bayern erdh si një shpresë e madhe prej të cilit pritej shumë, por sezonin e kaluar luajti vetëm në gjashtë ndeshje.
“Aktualisht Sanches stërvitet me ne. Patjetër duhet të marrim një vendim. Ekziston mundësia që të shkojë këtë verë, por edhe të qëndrojë me ne këtë sezon”, tha Ancelotti.