Dejan Maksimoviç
10 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
MUNYH (AA) – Futbollistët e Bayernit të Munyhut, të cilët nën drejtimin e trajnerit të ri italian Carlo Ancelotti këtë sezon do të tentojnë që të mbrojnë titullin e kampionit dhe fituesit të Kupës së Gjermanisë, sot realizuan fotografimin zyrtar për sezonin 2016/17, raporton Anadolu Agency (AA).
Ancelotti do të tentojë që me sukses të trashëgojë Josep Pep Guardiola dhe të sjell gjigandin “bavarez” deri te titulli i pestë i njëpasnjëshëm të kampionatit nacional.
Në fotografinë zyrtare përveç trajnerit italian, janë edhe disa që kanë mbërritur në Bayern gjatë verës.
Klubi i Munyhut nuk ka blerë shumë lojtarë, por ka sjell dy përforcime të mëdha, portugezin Renetao Sanches dhe reprezentuesin gjerman Patrick Hummels.
Fotografimi zyrtar është mbajtur në kampin zyrtar të stërvitjes “Saebner Strasse“.