Ekip
27 Shkurt 2016•Përditësim: 28 Shkurt 2016
ANDORRË (AA) – Era e fortë dhe reshjet e dendura të dëborës detyruan organizatorët e garës së Kupës së Botës në super sllallomin e madh për femra të anulojnë fillimin e saj dhe ta shtyjnë për tri orë, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS) ka njoftuar se fillimi i garës i caktuar për të shtunën në Soldeu-El Tarter në Andorrë është shtyrë në ora 13:30, në mënyrë që punëtorët të kenë kohë të mjaftueshme për të hequr borën nga pista.
Gara e super sllallomit të madh të Kupës Botërore është e para që do të mbahej ndonjëherë në Andorrë. Më parë janë mbajtur tre gara në sllallom dhe sllallom të madh.