Dejan Maksimoviç
27 Shkurt 2016•Përditësim: 28 Shkurt 2016
CYRIH (AA) – Gianni Infantino, presidenti i sapozgjedhur i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), në fjalimin e tij para përfaqësuesve të federatave kombëtare në Kongresin e Cyrihut tha se do të punojë për të ndërtuar ura, jo mure, dhe se do të dëshmojë se nuk është përfaqësues i Evropës, por i futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) të premten fitoi në Kongresin e jashtëzakonshëm për t'u bërë president i FIFA-s, duke fituar 115 vota në raundin e dytë. Kundër kandidatët e tij ishin, Shejh Selman bin Ebrahim Al Khalifa, Ali ibn el-Hussein dhe Jerome Champagne.
"Ne duhet të ndërtojmë ura, jo mure. Futbolli mund të bëjë këtë. Dua të përqëndrohem në futboll", tha Infantino.
"Kemi hapur një faqe të re dhe tani duhet të fillojmë me punë. Ne mund të punojmë mirë së bashku dhe do t'i tregojë botës se nuk jam përfaqësues i Evropës, por i futbollit, kurse futbolli është universal. Kjo është ajo që duhet menjëherë të fillojmë me punë në FIFA. Me të gjithë do të punojnë në zhvillimin e futbollit, dhe të mos merremi me politikë, apo të flasim për ndasitë dhe barrierat", tha presidenti i ri i FIFA-s.
Infantino është avokat nga Brige, vendi në rajonin zviceran të Valais. Brige është vetëm dhjetë kilometra larg nga Vispa, vendlindja e Sepp Blatter-it, i cili 17 vjet ishte në krye të FIFA-s.