Hüseyin Burak Demirer
18 Gusht 2021•Përditësim: 19 Gusht 2021
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) është anuluar Çmimi i Madh i Japonisë në Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate në faqen e internetit të Formula 1, thuhet se gara që ishte planifikuar të mbahej në fundjavë në pistën Suzuka më 8-10 tetor, nuk do të mbahet këtë vit për shkak të vështirësive organizative që burojnë nga COVID-19.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se administrata e F1 ka filluar punimet për të plotësuar boshllëkun e formuar në kalendar.