Ekip
30 Qershor 2018•Përditësim: 01 Korrik 2018
BUENOS AIRES (AA) - Muzeu i një ndër futbollistëve më të mirë në histori, argjentinasi Diego Armando Maradona, tërheq vëmendjen e vizitorëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e legjendës së gjallë të futbollit Maradona, e cila gjendet në kryeqytetin e Argjentinës, ku ai ka jetuar bashkë me familjen mes viteve 1977-80 është shndërruar në muze në tetor të vitit 2016.