Bakir Tiro
19 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
MADRID (AA) – Gareth Bale sërish është lënduar dhe nuk do të luajë për Real Madridin në ndeshjen e nesërme të xhiros së 34-të të Primera ligës spanjolle, theksoi Zinedine Zidane, trajneri i “klubit madrilien", raporton Anadolu Agency (AA).
“Bale është lënduar dhe për këtë shkak do të lëshojë ndeshjen e nesërme. Megjithatë, shpresoj se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kampionale të së shtunës kundër Rayo Vallecanos”, tha Zidane, duke mos theksuar sesi u lëndua Bale, i cili këtë sezon, në të cilën ka shënuar 16 gola, tashmë ka munguar nga fusha për shkak të lëndimeve.
Në pesë xhiro para përfundimit të kampionatit Real Madrid ka një pikë më pak se lideri i tabelës Barcelona dhe ekipi i dytë Atletico Madrid.