Dejan Maksimoviç
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
CYRIH (AA) – Kryetari i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Gianni Infantino, shpreson që në Botërorin Rusi 2018 të vihet në përdorim për herë të parë “video-referi” i cili do të aplikohet gjatë rasteve kontestuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Në muajin mars, Këshilli Ndërkombëtar i Federatave të Futbollit (IFAB) solli vendim që për një periudhë dy vjeçare të testohet video teknologjia e cila do të përdoret në raste kontestuese kur bëhet fjalë për gol të shënuar, karton të kuq, identiteti i gabuar i lojtarit dhe penaltia.
Sipas planit, testimi do të fillojë gjatë sezonit 2017/18, por Infantino sqaron se testimi do të fillojë menjëherë dhe do të zgjasë në një periudhë dy vjeçare.
“Sipas kësaj, në mars të vitit 2018 do të mund të dimë nëse vallë video-referi funksionon. Sinqerisht besoj se kampionati botëror në Rusi do të jetë gara e parë e formatit të lartë në të cilën do të përdoret video-teknologjia si ndihmë për referët. Ndoshta kjo do të rezultojë me një referim më të mirë”, tha Infantino.