Mutlu Demirtaştan
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 7-të të sezonit që do të zhvillohet në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e shtatë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 44 xhiro në pistën e gjatë 7.4 kilometra Spa-Francorchamps në administratën lokale Stavelot të Belgjikës.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 30 gusht në orën 15:10.
Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 4 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas dhe piloti i Red Bull, Max Verstappen kanë kryesuar nga një herë.
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Belgjikës janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 132 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 95
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 89
4. Charles Leclerc (Monako): 45
5. Lance Stroll (Kanada): 40
6. Alexander Albon (Tajlandë): 40
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 221
2. Red Bull: 135
3. Racing Point: 63
4. McLaren: 62
5. Ferrari: 61