Muhammed Enes Çallı
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Klubi francez i futbollit Paris Saint-Germain (PSG) i ka dhënë lamtumirën kapitenit të tyre, Thiago Silva, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ju bëtë histori për këtë klub. Përgjithmonë në zemrat tona", thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.
Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, gjithashtu vlerësoi lartë kontributet e mbrojtësit 35-vjeçar për klubin.
"Thiago, faleminderit për tetë vjet kujtime të paharrueshme, udhëheqje dhe angazhim. Ju jeni një nga më të mirët dhe statusi juaj legjendar në PSG do të jetojë përgjithmonë", u shpreh Al-Khelaifi.
"Urimet e mia më të mira për ju dhe familjen tuaj për aventurat tuaja të reja, ju gjithmonë do të jeni pjesë e familjes dhe historisë sonë, Merci Captain", shtoi ai.
Që kur iu bashkua klubit në vitin 2012, Silva e ndihmoi atë të fitonte shtatë tituj të ligës franceze si pjesë përbërëse e ekipit.
Pas PSG-së, Silva pritet të bashkohet me skuadrën e Premier League-s angleze Chelsea për sezonin 2020-2021.