Fatih Erel
27 Korrik 2023•Përditësim: 27 Korrik 2023
Belgjika do të presë garën e 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Belgjikës do të fillojnë nesër në orën 17:00 në pistën Spa-Francorchamps e gjatë 7 kilometra në fshatin Francorchamps në afërsi të qytetit belg Stavelot.
Gara sprint do të zhvillohet më 29 korrik të shtunën në orën 16:30. Gara prej 44 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 30 korrik në orën 15:00.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar nëntë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 281 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 171
3. Fernando Alonso (Spanjë): 139
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 133
5. George Russell (Britani e Madhe): 90
- Ekipet
1. Red Bull: 452
2. Mercedes: 223
3. Aston Martin: 184
4. Ferrari: 167
5. McLaren: 87