Emre Aşıkçı
27 Korrik 2023•Përditësim: 31 Korrik 2023
Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson, konfirmoi se po largohet nga klubi pas 12 vitesh, transmeton Anadolu.
Henderson përmes një postimi emocional në rrjetet sociale u tha lamtumirë fansave.
"Është e vështirë të thuash me fjalë këto 12 vitet e fundit dhe është akoma më e vështirë të thuash lamtumirë. Unë do të jem gjithmonë 'Red'. Deri në ditën që do të vdes. Faleminderit për gjithçka. Asnjëherë nuk do të ecni vetëm", shtoi ai.
Henderson shënoi 33 gola në 492 ndeshje për Reds që kur u transferua nga klubi Sunderland në vitin 2011.
Me Liverpool-in, ai fitoi titullin e Premierligës angleze, trofeun e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA.
Mesfushori 33-vjeçar ka gjithashtu 77 paraqitje për kombëtaren e Anglisë, duke shënuar tre gola.