Ekip
24 Qershor 2019•Përditësim: 25 Qershor 2019
Rafael Benitez do të largohet pas tre vitesh nga ekipi anglez Newcastle United, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trajneri spanjoll do të largohet kur kontrata e tij përfundon të dielën pasi Newcastle tha se përpjekjet për zgjatjen e qëndrimit dështuan.
Klubi thotë se "nuk është dhe nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me Rafan dhe përfaqësuesit e tij".
Benitez nuk mund të ndalonte që Newcastle të lirohej kur ai u bashkua në mars të vitit 2016, por ndihmoi ekipin menjëherë të kthehej në Premier Ligën Angleze në sezonin e ardhshëm.
Klubi theksoi se, " Gjithashtu do të dëshironim të falënderojmë mbështetësit tanë, lojtarët dhe stafin për durimin e tyre gjatë një periudhe pasigurie".