Alma Çekovic
02 Korrik 2019•Përditësim: 02 Korrik 2019
Eksperti spanjoll i futbollit Rafael Benitez, (59 vjeç), është trajner i ri i klubit kinez Dalian Yifang, transmeton Anadolu Agency (AA).
Benitez si trajner i ri i klubit kinez do të prezantohet sot, dy ditë pas skadimit të kontratë së tij me klubin anglez Newcastle United.
Siç raporton Sky Sports, Benitez në Kinë do të përfitojë dy herë më shumë sesa në Angli.
Ai dje publikoi një letër drejtuar tifozëve të Newcastle, ku pranoi se ka dashur ende të qëndroj në klub, por se ai dhe menaxherët e klubit nuk kishin vizion të njëjtë.
"U bë e qartë se unë dhe krerët e klubit nuk ndanim vizionin e njëjtë. Doja të qëndroj, por nuk desha të zgjasë kontratën. Doja të bëhesha pjesë e projektit", shkroi Benitez.
Newcastle nën drejtimin e Benitezit sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e 13-të në Premier Ligë.
Benitez arriti në Newcastle tre vjet më parë. Gjatë karrierës së tij udhëhoqi një numër klubesh të mëdha, përfshirë Liverpool, Chelsea, Inter, Napoli dhe Real Madrid.