Can Erözden
22 Nëntor 2022•Përditësim: 22 Nëntor 2022
Sulmuesi anësor i Gjermanisë, Leroy Sane, pësoi një lëndim në gju, për çka nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e tyre hapëse të Grupit E të Kupës së Botës FIFA 2022 kundër Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Leroy Sane do të humbasë ndeshjen hapëse të nesërme (të mërkurën) kundër Japonisë për shkak të lëndimit të gjurit. Shërim të shpejt, Leroy!", shkroi kombëtarja gjermane e futbollit në Twitter.
Futbollisiti 26-vjeçar ka shënuar 11 gola në 48 paraqitje ndërkombëtare për Gjermaninë që nga viti 2015.
Kampionia e botës e vitit 2014, Gjermania, do të luajë kundër Japonisë, në grupin në të cilin ndodhet edhe kampioni i vitit 2010, Spanja dhe Kosta Rika.