Satuk Buğra Kutlugün
03 Korrik 2019•Përditësim: 04 Korrik 2019
Kombëtarja e Brazilit në futboll ka mundur rivalin e saj Argjentinën me rezultatin 2-0 të martën vonë për të siguruar finalen e Copa America, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino shënuan golat kundër Argjentinës për të kaluar Brazilin në finalen e parë të Copa America që nga viti 2007.
Sulmuesi i Manchester City-t Jesus i dha Brazilit epërsinë në minutën e 19-të, ndërsa në minutën e 71-të lojtari i Liverpoolit Firmino vulosi fitoren për vendin e tij.
Brazili do të përballet me Kilin ose Perunë në finalen e së dielës në Rio de Janeiro.