Can Erözden
08 Korrik 2019•Përditësim: 09 Korrik 2019
Gjiganti i futbollit të Amerikës së Jugut, Brazili, fitoi kampionatin Copa America 2019 duke e mundur Perunë me rezultatin 3-1 në finalen e së dielës, raporton Anadolu Agency (AA).
Brazili fitoi një epërsi të hershme në ndeshjen finale në stadiumin Maracana, pasi lojtari i krahut të majtë, Everton Soares, tundi rrjetin e Perusë.
Peru shënoi golin e barazimit nga një penalti afër fundit të pjesës së parë përmes sulmuesit Paolo Guerrero.
Brazili e shënoi sërish për të avancuar kur Gabriel Jesus ngriti rezultatin në 2-1 për Brazilin në kohën shtesë të pjesës së parë.
Jezus u përjashtua nga ndeshja në minutën e 69-të pas një faulli dhe kombëtarja braziliane u detyrua ta vazhdojë ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Megjithë dobësimin e mbrojtjes si pasojë e numrit të lojtarëve, Brazili fitoi penalti në minutën e 86-të, e cila u shndërrua në gol nga Richarlison për të arritur rezultatin përfundimtar 3-1.
Everton u zgjodh lojtari i finales.
Me këtë titull, Brazili u bë fitues i nëntëfishtë e Copa America. Megjithatë, Uruguaji ende avancon me trofe të fituar, pasi ka fituar këtë kupë 15 herë.
Gjatë ceremonisë, trofeu u pranua nga kapiteni Dani Alves.