Dejan Maksimoviç
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
TORINO (AA) – Gianluigi Buffon, edhe pse në moshën 39-vjeçare, vazhdon të kënaqë admiruesit e futbollit në mbarë botën. Portieri i mrekullueshëm i Juventusit, mbrëmë ka përgatitur një tjetër "shfaqje" të madhe, dhe ka ndihmuar mbrojtjen e tij duke mbetur të pamposhtur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Monakos. Në anën tjetër tandemi Alves-Gonzalo Higuain realizuan dy aksione për 2:0 përpara ndeshjes së kthimit në Torino më 9 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Buffon si mysafir në Monako shënoi ndeshjen e gjashtë radhazi pa pësuar gol në Ligën e Kampionëve, me çka edhe një herë hyri në historinë e klubit.
"Në çdo ndeshje dua të dëshmoj se meritoj të luaj në këtë nivel, përkundër viteve. Angazhohem maksimalisht çdo ditë për ta arritur këtë qëllim. Ditën kur do të shkojë në pension, dua që njerëzit të pikëllohen për këtë", ka thënë Buffon për mediat italiane.