Emre Doğan
02 Maj 2017•Përditësim: 02 Maj 2017
STAMBOLL (AA) - Nis nesër në Kroaci, Kampionati Evropian i Futbollit për moshat nën 17-vjeçare, raproton Anadolu Agency (AA).
Në këtë kompeticion, skuadra përfaqësuese e Turqisë do të jetë në një grup me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.
Ndeshja e parë gjatë ditës së nesërme pritet të luhet mes Spanjës dhe Turqisë. Ndërkohë Turqia do të luaj kundër Kroacisë më 6 maj dhe kundër Italisë më 9 maj.
Ndeshjet e skuadrës turke do të luhen në stadiumin "Rujevica" të qytetit Rijeka.