Berad Büyük
30 Mars 2020•Përditësim: 30 Mars 2020
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) njoftoi se Lojërat Olimpike në Tokio, të planifikuara fillimisht për 24 korrik-9 gusht të këtij viti, por që u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), do të mbahen nga data 23 korrik deri më 8 gusht të vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në faqen e IOC-së thuhet se përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik dhe qeveria japoneze kanë rënë dakord që Lojërat Olimpike të zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht të vitit 2021.
Në deklaratë po ashtu thuhet se Lojërat Paralimpike 2020, do të mbaheshin në Tokio midis 25 gushtit dhe 6 shtatorit këtë vit, do të mbahen midis 24 gushtit dhe 5 shtatorit të vitit të ardhshëm.